E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thaçi i përgjigjet diplomatit amerikan: S’ka marrëveshje me Serbinë për territore
Publik News

Thaçi i përgjigjet diplomatit amerikan: S’ka marrëveshje me Serbinë për territore

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një shkrimi të diplomatit të pensionuar amerikan Shaun Byrnes, i cili thotë se Presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe presidenti serb, Vuçiq, kanë përgatitur një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me qytetarët e saj shqiptarë për një shekull.

Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se është zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme, pasi s’ka marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA-së dhe ju ftoj që të ndihmoni. Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar Thaçi në një postim në Twitter.

“Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, e jo pengesa, e as kundërshtime. Kjo ka të bëjë për fëmijët tanë”, përfundoi Thaçi.

Shaun Byrnes  kishte shërbyer si shef i misionit mbikëqyrës amerikan në Kosovë më 1998-99, njofton Telegrafi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.