E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thellohet skandali/ Diplomati turk thërret në raportim gjithë stafin e MEPJ
Publik News

Thellohet skandali/ Diplomati turk thërret në raportim gjithë stafin e MEPJ

Pas mbylljes së një kolegji dhe një kopsht turk në Tiranë, mediat e Ankarasë raportuan se vendimi kishte ardhur si rezultat i presionit të Turqisë.

Burimet thonë se pas mbylljes së këtyre institucioneve arsimore, në Ministrinë e Jashtme shqiptare është vendosur një diplomat i lartë i qeverisë turke.

Burimet theksojnë se diplomati është vendosur në zyrën e ish-zëvendësministrit Agron Tare.

Një skandal i tillë ndodh në kohën kur Shqipëria pret të nisë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në këtë mënyrë, turqit po marrin në dorë edhe politikën e jashtme të Shqipërisë, pasi kanë ndërhyrë me sukses në fusha të tjera.

Marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me Rexhep Taip Erdogan janë parë me shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel.

Burimet thonë se pas mbylljes së këtyre institucioneve arsimore, në Ministrinë e Jashtme shqiptare është vendosur një diplomat i lartë i qeverisë turke. Burimet theksojnë se diplomati i vendosur në zyrën e ish-zëvendësministrit Agron Tare quhet Suat Akgun. Ky i fundit është një diplomat karriere dhe ka shërbyer si ambasador në Sulltanatin e Bruneit. Ai ka shërbyer edhe në misionin e Turqisë në NATO. Skandali vazhdon të thellohet pasi diplomati turk ka dy javë që ka mbërritur në MEPJ dhe ka thirrur në takim të gjithë drejtuesit e kësaj ministrie. Të gjithë pa përjashtim kanë raportuar përpara tij dhe po punojnë së bashku. Burimet thonë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën kur vendi ishte në komunizëm dhe sovjetikët mund të bënin çfarë të bënin në Shqipëri. Sipas burimeve, kjo gjë ka ndodhur vetëm gjatë pushtimit nga Italia fashiste./ Syri Tv

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.