E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e  avokates:Ju përgjërohem, zgjohuni  nga gjumi për të ardhmen e fëmijëve  tuaj
Sot

Thirrja e avokates:Ju përgjërohem, zgjohuni nga gjumi për të ardhmen e fëmijëve tuaj

Meqe mbreme me kritikuan ne mesazhe per Apelin drejtuar partive politike sot po ju bej thirrje ju si popull i fjetur. Ta shofim sa do me kritikoni prap se per kritika jeni te paret ama per vete sjeni HIÇ

THIRRJE PËR NDËRGJEGJËSIM QYTETARIE!

Të nderuar qytetarë,në mbështetje të “Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut”, unë Av Eneida Ahmeti ju bëj thirrje për ndërgjegjësimin qytetar.
Për zgjimin nga gjumi letargjik, duke i’u ftuar të gjithë ju, pa dallim, moshe, gjinie, krahine etj.. që të ndërgjegjësoheni dhe të dilni në mbrojtje të të drejtave të tyre. Të kërkoni ë të drejtat e tuaja, të drejtën për të jetuar si çdo qënie normale, të drejtën për të pasur një jetë më të mirë për vete dhe për fëmijët e tuaj. Të drejtën për mos tu shkelur dhe për mos tíu nënshtruar asnjë qeverie dhe askujt! Të nderuar Qytetarë, e vetmja përulësi që qëniet njerëzore duhet të bëjnë është vetëm përball QËNIES HYJNORE, dhe jo qënieve njerëzore.
Më thoni të nderuar bashkëqytetarët e mi përse jeni kaq të nënshtruar? Përse nuk e ngrini zërin për të drejtat tuaja që ju mohohen?
Që prej shtatorit të 2015, vendin tonë e ka mbuluar një “RE E ZEZË”!
Janë vendosur shumë gjoba në mënyrë të padrejtë, janë burgosur njerëz në kundërshtim me ligjin, janë vrarë njerëz për arsye të reformës së gabuar duke lënë fëmijët jetim. Të gjitha këto vinë si pasojë e mosfunksionimit të qeverive dhe jo për faj të qytetarëve.
Që në janar të këtij viti qeveria ka lidhur disa marrëveshje duke paguar konsulent të huaj në shuma marramendëse për zhvillimin bujqësor në vend. Ky veprim për zhvillimin bujqësor në vendin tonë po kthet tashmë në përrallë dhe po bëhet nga çdo lloj qeveri që vjen në pushtet. Askush nuk bënë asgjë në lidhje me bujqësinë. Ju kujtoj të nderuar qytetarë se në periudhën e Diktaturës Komuniste një pjesë e bujqësisë eksportohej jasht vendit tonë. Ndërsa sot qepët, frutat, patate dhe shumë asortimente bujqësore nga të gjitha krahinat e shqipërisë HIDHEN NË PLEHRA!!
NDËRGJEGJËSOHUNI JU LUTEM MBRONI TË DREJTAT TUAJA!
Shpesh të nderuar bashkëqytetarët e mi , dëgjojmë që do ulen taksat por ato kanë ardhur gjithmonë e më shumë në rritje duke çuar çdo biznes drejt falimentit!!!! Mbi çfarë baze bëhet kjo ngritje e taksave? Mbi cilin zhvillim ekonomik kur mijra shqipetarë kanë kërkuar AZIL POLITIKË në vende të huaja si pasojë e SKAMJES NË VENDIN E TYRE?!!!!!!!!!! ASNJË INDIVID NUK LARGOHET NGA VENDI I TIJ KUR EKZISTON MIRËQËNIA EKONOMIKE! ASKUSH NUK ËSHTË MË MIRË NË EMIGRIM SESA NË VËNDIN E TIJ DHE KËTË JUA THEM NGA VETË EKSPERIANCA IME!
Ju lutem ndërgjegjësohuni mbroni ekonominë tuaj! Mos lejoni askënd të na kthej pas në kohën e luftrave ku njerzit ktheheshin vetëm me një thes me miell, edhe pse kjo tashmë ka filluar ju lutem ndërgjegjësohuni mos e çoni vetën tuaj në skamje! Askush nuk ju bënë asgjë jeni ju ata që vendosni, jemi ne ata që kemi veton e fundit për cilëndo qeveri!!
Ju bëj thirrje për ndërgjegjësim qytetarie dhe zgjimin nga gjumi letargjik, çdo të riu në këtë vënd pa dallim ideologji-politike!
Të nderuar moshatër të mi, jeta nuk është e varur nga politika! Ju lutem të ndërgjegjësoheni të dilni në mbrojtje të të drejtave tuaja në arsim, në bursa, të cilat rrallë fitohen nga fëmijët e qytetarëve të mi, sepse klasa politike nëpërmjet testamentit politik të pashkruar kërkon që politikanët e ardhshëm të këtij vendi të jenë fëmijët e tyre. Ta zaptojnë këtë vënd duke pirë edhe pikën e fundit të gjakut të çdo qytetari.
I bëjë thirrje çdo shqiptari që kërkon të emigroj të ndërgjegjësohet dhe të dal në protestë paqësore për të drejtat e tij! Ikja nuk sjell vendosjen e të drejtave në vendin e tyre por sjell atë çka “Politikanët duan” sjell skamje, sjell përçarje.
Ju kujtoj amanetin e të Madhit Heroit të vetëm Kombëtar Gjergj Kastriotit të lënë te fëmijët e tij përpara vdekjes “BIJTË E MIJË NËSE JU DO TË JENI TË PËRÇARË ATA DO JU SHQYEJNË, NDËRSA NËSE JU DO TË JENI BASHKË ATA SDO JU MUNDIN DOT ” Ju lutem të çojmë në vend BASHKARISHT këtë AMANET TË HARRUAR!
Ju bëjë thirrje çdo shoqërie civile të dalë në protestë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe të drejtave të tyre! Çdo padrejtësi na rëndon të gjithëve! Çdo padrejtësi i rëndon fshatarit, qytetarit, emigrantit, biznesmenëve, punëtorëve të thjesht, studentëve, të rinjve të këtij vendi dhe të moshuarve që qeveritë tona tallen me pensione qesharake.

JU LUTEM NDËRGJEGJËSOHUNI DHE DILNI NË PROTESTË NË MBROJTJE TË TË DREJTAVE TUAJA !

Mos dilni për ideologji politike në mitingje!
Ju përgjërohem njëherë të vetme të gjithë qytetarët e këtij vendi duhet të bashkojnë zërin e tyre dhe të dalin në mbrojtje të të drejtave të tyre! Vetëm një herë dhe do të shikoni ndryshimin e një zëri! Do të shikoni forcën brenda jush dhe atë çfarë ju mund të bëni me mbështetjen e njëri tjetrit në protestëi paqësore!
ZËRI JUAJ BASHKARISHT DO TË JEHOJ! VETËM ZËRI JUAJ DO JU JAP TË DREJTAT TUAJA!

#AvEneidaAhmeti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.