Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Erion Veliaj, i vetëquajturi zdroms, në grahmat e fundit të karrierës së tij politike, kërkon mëshirë. Kokë e këmbë i implikuar në aferat më korruptive, si ajo e inceneratorit të Tiranës dhe aferës “5D”, kërkon t’ia hedhë pa lagur.

Drejtorët e tij, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kolegët e tij të vërtetë, kanë përfunduar pas hekurave dhe po hetohen për abuzime dhe korrupsion me tenderët.

Lidhjet e tyre shkojnë deri tek inceneratorët, afera e shekullit, e cila është vjedhja më e madhe që u është bërë ndonjëherë shqiptarëve.

Por, të kthehemi te zdromsi i Tiranës.

Pasi u lag para prokurorëve, pas dushit të ftohtë që iu bë në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet për rreth 7 orë nga prokurorë dhe hetues, të cilët ai i quajti kolegë dhe bashkëpunëtorë, Veliaj po kërkon mëshirë për të mos e futur në burg.

Zdromsi i Tiranës, në daljet e tij publike dhe deklaratat e tij në televizionin e inceneratorëve, po i lutet SPAK-ut të mos e arrestojë derisa të përfundojë mandatin e tij të fundit si kryebashkiak.

Kryebashkiaku i Tiranës po i lutet SPAK-ut të mos e fundosin dhe ta lënë edhe pak kohë, pasi ndaj tij mund të rëndojnë disa akuza.

Thirrjen e fundit për mëshirë e kërkon nga emisioni i gazetarit pranë Rilindjes, Sokol Balla, ku i lutet sërish SPAK-ut që ta lërë të përfundojë mandatin e fundit, e i lutet që ta lënë të punojë edhe për pak kohë deri në përfundim të mandatit të tij si kryebashkiak, ku me siguri do të mbahet mend për korrupsionin, drejtorët e tij hajdutë, 130 milionë eurot e vjedhura për inceneratorin e Tiranës, 60 milionë eurot e vjedhura të dherave, si dhe 30 milionë eurot e dosjes “5D”.

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Veliaj ka prekur fundin e tij, përdor dhe fëmijët për propagandë dhe tani kërkon mëshirë nga SPAK-u.

Kërkon të shpëtojë lëkurën e tij duke tentuar të tregojë se është një baba shembullor, pasi në rrjetet sociale, Veliaj ka vendosur si foto profili dhe djalin e tij, si dhe e ka marrë në promon e emisionit të gazetarit pranë Rilindjes.

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Thirrja e fundit e Erion Veliajt për mëshirë

Asgjë nuk do të mund ta shpëtojë Veliajn përballë provave dhe fakteve, të cilat janë e shkruar e zeza mbi të bardhë.

I gjithë korrupsioni që kanë bërë drejtorët e tij hajdutë nuk ka dalë ende i plotë në dritë. Të tjerë drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë ndodhen nën hetim dhe priten arrestime të tjera.

Zdromsi i Tiranës nuk do të mund të gënjejë më, siç gënjen për kolegët e tij hetues, apo për godinën që gjoja ia dhuroi ai SPAK-ut, për pyllin orbital, apo për faktin se në SPAK shkoi me dëshirë.

Tani po luan kartën e tij të fundit, po bën rolin e viktimës duke iu lutur SPAK-ut për mëshirë./ CNA

Publikuar nga Publik Media