E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e ushtrisë izrealite  për evakuim, banori i Gazës:  Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë!
Lajme

Thirrja e ushtrisë izrealite për evakuim, banori i Gazës: Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë!

Nuk ka më vend të sigurt.

Ushtria izraelite drejtoi thirrjen për palestinezët në Veri të Gazës që të evakuohen në jug, por për banorët vendas duket se nuk ka më asnjë mënyrë për të shpëtuar.

Farah Abo Sedo ishte në qytetin e Gazës këtë mëngjes (13 Tetor) ndërsa tha për BBC se nuk dinte çfarë të bënte pasi dëgjoi paralajmërimin e evakuimit.

“Po shoh njerëz që mbajnë çantat e tyre sikur duan të ikin, por ku duhet të shkojmë?

Është një qytet i vogël, nuk ka shpëtim, ne po përpiqemi të shpëtojmë jetën tonë.

Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë, nuk ka mbetur asgjë.

Askush nuk na mbron dhe nuk na dërgon ndihmë, nuk ka vend të sigurt këtu, ka shumë fëmijë dhe gra shtatzëna dhe askush nuk na ndihmon.“, tha banori.

Tregu i naftës po reagon, bursat po ndryshojnë. A po kërcënohemi nga një krizë tjetër?

Izrael nafte

Para së gjithash, vlera e aksioneve të kompanive izraelite, si prodhuesi i çipave Tower Semiconductor, apo vlerat e kompanive që janë mjaft aktive në rajonin e Lindjes së Mesme, po “shkrihet” në bursën e Londrës dhe tregjet në SHBA.
Humbjet, të regjistruara nga DAX (indeksi më i rëndësishëm gjerman i aksioneve), janë gjithashtu rezultat i një sulmi të madh të Hamasit militant-islamist. Megjithatë, analisti Chris-Oliver Schickentanz nga Capitell Vermögensmanagement beson se pasojat e drejtpërdrejta ekonomike do të jenë të kufizuara: “Lidhjet tregtare janë me të vërtetë atje, por kur shikon pjesën e tyre në bilanc, ajo është e vogël”, thotë Schickentanz. Për kompanitë e mëdha kjo do të thotë se nuk do të ketë humbje të menjëhershme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.