E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrjet e dëshpëruara të banorëve të Kievit: Falë zotit jemi ende gjallë
Lajme

Thirrjet e dëshpëruara të banorëve të Kievit: Falë zotit jemi ende gjallë

Të paktën një person u vra pasi mbetjet e një rakete goditën një ndërtesë banimi në lagjen Osokorky të rrethit lindor Darnitsky në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Pas goditjes, banorët nisën të pastronin xhamat e thyer nga shpërthimi, ndërsa një person vajton të afërmin e tij të vdekur.

Vlad, banor i Kievit rrëfen për BBC se e pa shpërthimin nga 5 kilometra larg dhe tymin e lëshuar nga goditja.

“Në fillim e pashë nga ana tjetër shpërthimin dhe pashë tymin rreth 5 km larg. 10 sekonda më vonë dëgjova një zhurmë për 5 sekonda dhe shpërthimin.”

Të paktën një person u vra pasi mbetjet e një rakete goditën një ndërtesë banimi në lagjen Osokorky të rrethit lindor Darnitsky në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Pas goditjes, banorët nisën të pastronin xhamat e thyer nga shpërthimi, ndërsa një person vajton të afërmin e tij të vdekur.

Vlad, banor i Kievit rrëfen se e pa shpërthimin nga 5 kilometra larg dhe tymin e lëshuar nga goditja.

“Në fillim e pashë nga ana tjetër shpërthimin dhe pashë tymin rreth 5 km larg. 10 sekonda më vonë dëgjova një zhurmë për 5 sekonda dhe shpërthimin.”

Liubov Volynets, banore në Kiev, thotë se u zgjua në mëngjes nga një shpërthim i tmerrshëm që drodhi gjithë ndërtesën.

“Sot në mëngjes u zgjova nga një shpërthim i tmerrshëm, ndërtesa u drodh, dritaret gjithashtu. U tremba shumë. Pastaj në mëngjes, kur mbaroi shtetrrethimi, dola për të parë se çfarë ndodhi me pallatin fqinj. Është e frikshme. Ju lutem, mbyllni qiellin mbi Ukrainë.”

Ndërsa Serhii Anastasia, banore në Kiev pohon se dëgjoi një zhurmë të fortë

“Dëgjova një zhurmë e fortë si fërshëllimë dhe më pas një shpërthim i fortë. Burri im dhe unë jetojmë shtëpinë fqinje, ndërsa prindërit e mi jetojmë këtu në katin e parë. Falë Zotit që mbetën gjallë. Ju lutem, ndaloni.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.