Ti je i mbaruar Edvin Rama!
Ylli Dylgjeri
Nuk ke më dhëmbë e as dhëmballë. Je i mbaruar.
Je një vetëm një Kër plak që kërkon tërmet nga poshtë e flakë nga lartë! Ty sot të ka hyrë në paradhomë hetuesia. Ty të kanë dalë vjedhjet në publik.Ty të kanë rënë krahët.Ty të ka rënë çatia.
Ty të kanë dalë dokumentat e SPAK-ut në publik. Ty të ka dalë korrupsioni kudo. Ti ske as drejtesi e as katandi. Ty sot të janë mykur edhe eurot në thasë! Ti kalove nga dashnor i Drejtësisë te dashnor i Bashkisë.Ti je NarkoKryeminister.
Kujt i thua Ti se nuk kishe informacion për arrestimin e Erion Velisë? Po në Ministrinë e Brendshme, qysh para 20 viteve, ekzistonte Urdhëri i Kryeministrit: Asnjë arrestim nga Drejtor e lartë pa njoftuar paraprakisht Kryeministrin.
Dhe pse ?
Sepse çdo arrestim i këtij niveli pa njoftuar më parë ishte një faturë politike për të Parin e Qeverisë.
Por Ti e di se ka naivë dhe besojnë aktrimin tënd në publik.
Arrestimi i Erion Velisë është i vonuar, i lehtësuar, dhe jashtë rregullave të arrestit. Erion Velinë e shoqëroi policia, pra Policia civile, pa pranga, me dosje në dorë, me makinën e Tij zyrtare sikur po shkonte të mbante fjalim në Drejtorinë e Policisë. A do zbatohet proçedura e arrestit ndonjë herë në kete vend o Ministri i Brendshëm? Apo si Ti dojë qefi politikës, njërin e marrin zvarrë e tjetrin se prekin me dorë? Tjetrin e rrahin, e tjetrit i fusin gishtin!
Edhe në këto kushte, për arrestimin e Tij, gëzoj i madh e i vogël. Arresti i Tij është rast i veçantë ku u hodh valle e u ndanë ëmbëlsira. Për Veliajn gëzoj Shqipëria.
Sepse, Ti Edvin Rama e ke çuar në zero rregullin, protokollin, ligjin në këtë vend. Ti na qahesh për fëminë e Veliajt si fëmijët e nënës, dhe për të tjerët sillesh si me të njerkës!
Ti i ke vënë në rresht eunukët e PS që të dëgjojnë në sallë si bufa të plagosur. Ku je ti Pandeli Majko? Ku je Ti Fatmir Xhafa? Ku je ti …anonim deputet që ke dhjerë në mbledhje pa hyrë? Mbrojtësit e Tu sot janë vetëm disa servilë të paguar në TV e shitura.
Kjo është PS dhe Shteti që bëre Ti. Se Ti nuk di, nuk do, dhe nuk bën. Ndaj Ti e ke lëshuar drejtësinë se Ti i ke zhytur socialistët në llumin tënd. Rradha është e jotja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



