E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TIKTOK  që zbrazi  qytetin e varfër të Kukësit
Lajme

TIKTOK që zbrazi qytetin e varfër të Kukësit

Në një qytet të vogël në verilindje të Shqipërisë, 32-vjeçari Besmir Bila po lufton kundër një armiku të padukshëm. Bila ka lindur në Kukës, një nga vendet më të varfra në Evropë. Si i ri, ai i rezistoi dëshirës për të gjetur punë diku tjetër, sepse donte të qëndronte pranë familjes së tij. Gjithmonë shpresonte që të njëjtin vendim do ta merrnin edhe nipat e tij, të cilët janë si djemtë e tij. Ai përpiqet t’i edukojë ata për kulturën e tyre, duke vënë në dukje bukurinë e maleve përreth Kukësit dhe duke i mësuar të luajnë çiftelinë, një instrument tradicional shqiptar. Por Bila e ndjen se po i humb.

Nipat e tij janë të lidhur me aplikacionin e rrjeteve sociale TikTok, i cili u servir shqiptarëve një sërë videosh ku i ftojnë të shkojnë në Britani dhe të pasurohen. Këto video po “shkatërrojnë shoqërinë”, tha Bila. “Nuk është jeta reale, është një iluzion. Për të marrë pëlqime dhe vëmendje”, shton ai.

Kërkova në TIKTOK në gjuhën shqipe fjalën Angli. Një nga rezultatet e para ishte një video që ofronte hyrje të paligjshme në Britani (një vend në një varkë të vogël nga Calais në Dover kushton rreth 3.000 £). Gjeta gjithashtu një video të njerëzve që kalonin Kanalin Anglez në mjegullën e mëngjesit në dëborë. Videoja shoqërohet me tekstin e Vinzos, një reper gangster shqiptar. Të gjitha regjistrimet inkurajuan shqiptarët të vinin në Londër.

Përfaqësuesit e TikTok thanë se kompania ndalon përgjithmonë llogaritë që promovojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe ka punësuar moderatorë shqipfolës për t’i gjetur ato. Kur raportova këto video të kontrabandës, ato u hoqën, por shpejt u rishfaqën. Emigrimi nga Shqipëria nuk është asgjë e re. Diktatura komuniste që mori pushtetin afër fundit të Luftës së Dytë Botërore i ndaloi njerëzit të largoheshin.

Kur komunizmi u shemb në fillim të viteve 1990, shumë shqiptarë shfrytëzuan mundësinë për të ikur: që atëherë, rreth një e treta e popullsisë është larguar. Një nga faktorët që i ka shtyrë njerëzit të kërkojnë punë me pagesë më të mirë jashtë vendit është kostoja e kujdesit shëndetësor. Teorikisht, shteti i përballon, por spitalet nuk kanë para të mjaftueshme dhe stafi po largohet vazhdimisht drejt vendeve të tjera.

Shumë shqiptarë mendojnë se duhet të paguajnë për trajtimin dhe një qëndrim i shkurtër në spital mund të shkatërrojë një familje të varfër. Baret në Kukes janë kryesisht bosh. Në një shkollë, vajzat adoleshente më thanë se nuk kishte kush t’i çonte në diplomim, sepse të gjithë shokët e klasës ishin në Britani. “Djemt sikur kanë vdekur”, tha një vajzë në një fshat aty pranë. Në qytet nuk ka mbetur pothuajse asnjë mekanik, tha Bila, shkruan codastory.com.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.