E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana 4 ditë pa ujë, kryetari i Bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër
OP-ED

Tirana 4 ditë pa ujë, kryetari i Bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër

Mediat shqiptare, dhe ato ndërkombëtare me sytë nga Tirana?! Një pjesë e madhe e Kryeqytetit ka 4 ditë pa ujë !!! Kryetari i bashkisë bën pordhë dixhitale në Londër. Po dixhitale as pihet as lahet.

Asnjë investigim, asnjë përgjegjësi a thua se kjo është gjendje normale.

Emisionet euro-milionere të darkës merren me Bllokun e Enver Hoxhës dhe Tahirin a thua se këto gjëra janë më të rëndësishme se furnizimi me ujë i banorëve. Portalet, shtypi, etj., nuk merren me furnizmin me ujë se u duket çështje ordinere; ato merren me reforma dhe me porositë e Merkel ndoshta. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës kanë 2 vjet që paguajnë ujin sikur të ishte parfum francez.

A është kjo strategjia e administratës bashkiake për të dhënë ujësjellësin e Tiranës me konçesion tek klienti i radhës? Me këtë duhet të merret Prokuroria e Republikës, edhe pse drejtorit të Sarandës që eksperimentoi duke e lënë qytetin bregdetar pa ujë për 3 ditë rresht nuk i hyri gjemb në këmbë.

Kur do kem ujë në rubinet zotërinj të bashkisë ???

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.