E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana mposht Vllazninë  në Shkodër
Sport

Tirana mposht Vllazninë në Shkodër

FUTBOLL – Tirana siguroi fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Superiore, duke fituar 2-0 kundër Vllaznisë në Shkodër, falë golave të Xhixhës dhe Seferit në secilën pjesë.

Bardheblutë, euforikë nga fitorja në derbi të hënën, treguan qetësi në sfidën delikate dhe arritën të merrnin tri pikët që i lejojnë të rikthehen të vetëm në krye të renditjes.

Në të 25’ një top i gjatë nga Toli dhe një dalje e gabuar e portierit të Vllaznisë Zogovic, nxori Xhixhën të vetëm me portën e boshatisur, duke i dhënë mundësinë e shënimit të golit të avantazhit. Arbitri konfirmoi golin pas kontrollit në sistemin VAR dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Tiranës.

Në të dytën Vllaznia sulmoi pak më tepër dhe mori sidomos zemër kur përmes VAR-it, Toli u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar.

Por 10 minuta para fundit ishte Seferi i cili bëri një zbritje të bukur dhe realizoi golin e dytë për Tiranën, që vulosi fitoren e miqve.

Pa fitores minimale të Kukësit kundër Dinamos të premten, java e shtatë e Superiores mbyllet të dielën me sfidat Partizani-Egnatia dhe Teuta-Kastrioti, që luhen të dyja në 16:45.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.