E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më
Publik News

Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më

E dini çfarë mund të bëhet në 100 m2 shesh në mes të 5 pallateve?
Një pallat tjetër sigurisht. Aq afër ndërtimi i ri, sa praktikisht zëre se u ka vënë tulla dritareve të pallateve ekzistues.

Praktikisht i ka burgosur në shtëpitë e tyre.
Dilni në ballkon apo mos dilni fare më mirë, por nga dritarja e vendit ku jeni, hidhni një vështrim jashtë saj. Vetëm beton ngjitur. Beton i shëmtuar ngjyra ngjyra.

Aq afër me dritaren sa te merr frymën. Jemi të gjithë të burgosur në Tiranë.
Tirana vdiq si qytet e nuk bëhet kurrë më. E bashkë me të dhe një pjesë e jona, sidomos e atyre që kanë jetuar në Tiranë tjetër.
Por përveç vdekjes është dhe kjo puna e burgut që na mbajnë. Të burgosur përtej vdekjes. Nuk di më keq se kaq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.