Tirana Youth Capital 2022 pa ujë
Tirana Youth Capital 2022
Zgjohem. Vërtitem në apartament për të kryer ritualet e mëngjesit. Me shumë dëshirë futem për një dush të ngrohtë. Hap dushin. Nuk ka ujë. Uji ka ngrirë. E di shumë mirë çfarë do të ndodhë. Fuçiat do të pëlcasin. Në kthimin tim nga puna e tërë faqja e pallatit do të jetë shndërruar në ujvarë. Çdo vit e njëjta gjë. Ndonëse jemi shpallur Tirana Youth Capital, ujin e kemi me orar dhe ekzistenca jonë vërtitet mbi pyetjen – A rrjedh apo jo fuçia?!
Post Scriptum- Ndërkohë ujin e paguajmë si ujë të pijshëm, ndonëse nuk pihet. Rroftë Gjallesa me testikujt prej hekuri!
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



