E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, efektivja 21-vjeçare vret veten me armën e shërbimit
Lajme

Tiranë, efektivja 21-vjeçare vret veten me armën e shërbimit

Vajza ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën…

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, pasi një efektive policie e re në moshë, i ka dhënë fund jetës.

Sipas burimeve, efektivja 21-vjeçare e idetifikuar si Aldorjana Loshi, ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj te zona e Tregut Elektrik.

Sipas informacioneve 21-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz.

Mësohet se vajza ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës. Ajo jetonte në Tiranë me nënën dhe vëllanë, teksa prej një viti e gjysmë punonte në polici. Ende nuk dihen shkaqet e krimit.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.

Ndërkohë pak më herët u raportua se një efektiv i Gardës kishte mbetur i plagosur po me armën e shërbimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.