E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Laknas
Lajme

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Laknas

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një banesë në zonën e Laknasit.

Mësohet se lënda plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari.

Nga kjo ngjarje për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.