Tjetër incident i rëndë tek Gjykata e Apelit, zbardhen detajet
Një incident i rëndë u regjistrua sot te Gjykata e Apelit, ku një person nga Lapraka, i identifikuar si G. Mali, u përfshi në një debat të ashpër dhe kërcënoi rojën e godinës.
Menjëherë pas incidentit, ai u shoqërua nga forcat e Komisariatit Nr.1 dhe u dërgua në polici për zbardhjen e rrethanave dhe veprime të mëtejshme ligjore. Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi vendi u trondit nga ngjarja tragjike e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën brenda sallës së gjykatës së Apelit, duke shtuar tensionet dhe sigurinë e shtuar në këtë institucion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



