E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër skandal seksual në Vatikan
Lajme

Tjetër skandal seksual në Vatikan

Organizoi orgji në famullinë e tij, peshkopi jep dorëheqjen. Skandali u zbulua pasi prostituta mashkull humbi ndjenjat

Vatikani është tronditur së fundmi nga një tjetër skandal seksual, ndërsa sot njoftoi dorëheqjen e një peshkopi polak, kreut të një dioqeze në Poloninë jugore që së fundmi tërhoqi vëmendjen e mediave lokale, sepse një prift organizoi një orgji në famullinë e tij.

Mediat polake kujtuan skandalin që shpërtheu në shtator në Dobrova Gornica, një famulli në dioqezën e Sosnowiec, ku një nga priftërinjtë organizoi një orgji, duke ftuar një prostitutë.

Rasti ka dalë në dritë pasi i ftuari ka humbur ndjenjat gjatë mbrëmjes dhe pjesa tjetër e pjesëmarrësve është dashur të thërrasë ndihmën e parë.

‘At Thomas Z. dhe dy laikë kanë kryer një shkelje shumë të rëndë të vlerave morale, të cilën Kisha nuk e toleron dhe e dënon ashpër. Ky incident është një skandal për besimtarët dhe protesta publike është e justifikuar’, thuhet në faqen e dioqezës.

Peshkopi Kazak, duke njoftuar dorëheqjen e tij, u kërkoi besimtarëve që ta ‘falnin’ për ‘dobësitë e tij njerëzore’ .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.