Tonin Vocaj jep detaje mbi plagosjen/ “Efektivi nuk e ka qëlluar për ta vrarë 45-vjeçarin”
Djali i vëllait të bashkëshortes së Gramoz Ruçit, efektivi i policisë qëllon ndaj 45-vjeçarit
Drejtori i policisë vendore Tiranë, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje mbi plagosjen e kryer te Komuna e Parisit.
Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Efektivi i policisë është në kërkim dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Vocaj ka deklaruar se efektivi nuk e ka qëlluar 45-vjeçarin për ta vrarë pasi e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit.
Drejtuesi i policisë vendore Tiranë tha se ka biseduar me efektivin dhe po punojnë që ai të dorëzohet dhe të shmanget një tjetër akt pasi polici është në gjendje shumë të rënduar psikologjike sipas Vocajt. Sipas informacioneve të sigurta të Publik.al, autori është djali i vëllait të bashkéshortes së Gramoz Ruçit dhe ndoshta deklaratat e Vocajt bëhen për lehtësim të rrethanave te ngjarjes.
“Shtetasi E.G., punonjës policie për kufirin, për motive të dobëta ka plagosur një tjetër shtetas. Policia po kryen hetimet, po punojmë ta lokalizojmë autorin.
Probabiliteti është të ketë qëlluar me armën e shërbimit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Po zhvillojmë hetimet. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit gjë që tregon se nuk ka dashur ta vrasë.
Ka qenë jashtë orarit të punës. Kam folur me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që të mos kryejë ndonjë akt ndaj vetes.
Gjendja e të plagosurit nuk paraqet ndonjë rrezik për jetën”, ka deklaruar Vocaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



