E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafik droge, prostitucion e përdhunime në lokalin që menaxhonte këngëtari i famshëm
Publik News

Trafik droge, prostitucion e përdhunime në lokalin që menaxhonte këngëtari i famshëm

Ish këngëtari i grupit Big Bang u akuzua për organizim prostitucioni, lojërave të fatit dhe tregtisë së paligjshme të valutave të huaja, raporton CNN.

29-vjeçari emri i vërtetë i së cilit është Lee Seung-hyun, ishte një nga yjet më të mëdhenj të K-pop para largimit në mënyrë dramatike nga industrinë e argëtimit në mars të vitit të kaluar pas nisjes së hetimeve.

“Unë thjesht nuk mund të duroj dot ti shkaktoj dëme të mëtejshme njerëzve përreth meje, ndërsa urrehen dhe kritikohen nga publiku dhe trajtohen si armik i një kombi gjatë hetimit,”- shkroi ai në një postim në Instagram në atë kohë.

Aktakuza ndaj këngëtarit është zhvillimi i fundit në të ashtuquajturin skandali i “Burning Sun”, një klub nate në lagjen Gangnam.

Seungri ishte në bordin e klubit të natës dhe mbikëqyri publicitetin e saj.

Po sipas policisë, Burning Sun ishte një vend ku jepej ryshfet, ushtrohej dhunë ndaj klientëve, siguroheshin prostituta për VIP-at, përdhunime, trafik droge dhe përdorim droge.

Shumë gra pretenduan se u sulmuan dhe droguan në klubet e natës.

Që pas ngritjeve të akuzave Burning Sun është mbyllur.

Gjatë hetimit policia zbuloi një bisedë në një grup chati online ku ishin shpërndarë video të grave të filmuara pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.