E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Mesdhe, dhjetëra emigrantë të vdekur dhe të zhdukur
Lajme

Tragjedi në Mesdhe, dhjetëra emigrantë të vdekur dhe të zhdukur

Tragjedi e dyfishtë në Mesdhe. Rreth pesëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbysjes së një varke me vela me të cilën po udhëtonin, rreth njëqind milje nga bregu i Kalabrisë.

Një anije tregtare mbërriti në vendngjarje për të shpëtuar emigrantët në varkën që u përmbys në brigjet e Kalabrisë, duke shpëtuar 12 prej tyre, përfshirë një grua shtatzënë.

Ndërkohë rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa është gjetur trupi i një gruaje që ka humbur jetën pasi ka rënë në det. Refugjatët që udhëtonin në bordin e varkës ishin larguar nga një port në Türkiye.

Dhjetë të vdekur në Lampedusa

Në varkën në brigjet e Lampedusa, 10 personat që humbën jetën ishin në kuvertën e poshtme, e cila ishte plotësisht e përmbytur. Motori i varkes ishte i prishur. Raporti erdhi nga Alarm Phone. Në marrëveshje me autoritetet, anija u transportua në drejtim të Lampedusa. Ekuipazhi i OJQ-së evakuoi 51 të mbijetuarit, mes të cilëve dy ishin pa ndjenja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.