Tragjedia në Londër/ 14-vjeçarit që u vra nga njeriu me shpatë : Sa doli nga shtëpia, po ikte në shkollë!
Një 14-vjeçar mbeti i vrarë gjatë sulmit me shpatë në lindje të Londrës të martën. Daniel Anjori ishte djali i një mësuesje shkencash i cili ishte në të njëjtën shkollë ku mësonte edhe Grace O’Malley-Kumar, viktima e sulmit me thikë në Nottingham, qershorin e kaluar.
Nëna e 14-vjeçarit ishte mësuese në shkollën Katolike të Waltham Forest. Prindërit shpërndanë një mesazh pas ngjarjes ku shpreheshin se djalit “i ishte marrë jeta papritur”, teksa ndodhej rrugës për në shkollën ancroft, një shkollë private në Woodford Green. Shkolla e vogëlushit uli flamurin në gjysmështizë të mërkurën.
Dniel sa kishte dalë nga shtëpia e tij kur u godit nga një person i moshës 36-vjeçare i cili mbante në dorë një hanxhar rreth 2 m të gjatë. Burri i veshur me të verdha dhe kapuç në kokë sulmoi 5 persona në Hainault, mes të cilëve edhe 2 punonjës policie.
I mituri u godit nga 36-vjeçari me shpatë në kokë dhe për pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nga mjekët.
Nëna e tij u dëgjua duke bërtitur: “Ky është djali im”, disa momente pasi vogëlushi ishte vrarë nga i dyshuari, shkruan The Times.
Një fqinj që jeton pranë familjes Anjori e përshkroi viktimën si “të qetë” dhe shtoi sei ai ishte “thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar”. “Nuk ishte ai personi që duhet të ishte në ato telashe”. Ai pretendon se viktima u tërhoq zvarrë “si një qen” në rrugë. Një fqinj dje nderoi nxënësin duke thënë për Daily Mail: “Ai ishte një djalë i mirë dhe i qetë. Ai nuk luante jashtë, por qëndronte në shtëpi. “Familja e tij është shumë e mirë, e respektuar. Ata shkonin në kishë dhe dilnin së bashku si familje”.
I dyshuari u arrestua pak pas sulmit dje me dyshimin për vrasje, por policia ende nuk e ka marrë në pyetje pasi ai mbetet në spital duke u trajtuar për lëndimet e marra nga përplasja e furgonit.
Autoritetet britanike nuk e kanë përshkruar ngjarjen si terroriste.
Tragjedia e dytë në shkollën Bancroft
Shkolla Bancroft në Woodford Green ka pësuar tragjedinë e saj të dytë në më pak se një vit. Sot flamuri u valëvit jashtë hyrjes në gjysmështizë, në nder të nxënësit të saj Daniel Anjori. Kjo shkollë ka rreth 1000 nxënës të moshës nga shtatë deri në 18 vjeç. Në këtë shkollë mësonte edhe Grace O’Malley-Kumar, e cila u vra me thikë në Nottingham verën e kaluar, kur një burrë me ngjyrë sulmoi disa persona, duke vrarë tre prej tyre.
Tarifat në shkollën, e cila u themelua fillimisht në 1737 në Mile End Road, fillojnë me pothuajse 7,000 £ për semestër në shkollën përgatitore dhe pak më shumë se 8,000 £ semestri në shkollën e mesme.
Shkolla zotëron 17 hektarë terrene sportive aty pranë, një pishinë të brendshme dhe një sallë sportive që përdoret për shumë qëllime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



