E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në Shkodër/ Peshkatari tregon momentin: Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…
Lajme

Tragjedia në Shkodër/ Peshkatari tregon momentin: Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti në lumin Buna trupin e pajetë vajzës 9-vjeçare, ka treguar shkurt se ka qenë duke peshkuar kur ka parë trupin e të miturës.

Ai ka deklaruar se e ka gjetur në ujë, në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.

Kujtojmë që vajza 9-vjeçare është vetëmbytur bashkë me nënë,  motrën dhe vëllain, pas dhunës barbare që ushtronte babai i tyre, Erdgys Azarri.

NGJARJA

Shkodra, por edhe gjithë Shqipëria u tronditën sot (5 maj) nga një ngjarje tepër e rëndë, ku për shkak të dhunës sistematike në familje, një nënë e re së bashku me tre fëmijët janë vetëflijuar duke u hedhur në lumë. Për këtë ngjarja tepër tronditëse, policia ka vënë në pranga bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve të mitur, shtetasin Erdgys Arrazi.

Dy ditë më parë, 31-vjeçari ka bërë denoncimin në polici se gruaja tij, Alam Arrazi bashkë me tre fëmijët, 9,8 dhe 3 vjeç janë zhdukur, por në të vërtetë pas kësaj zhdukje qëndronte dora e një babai dhunues, që ka detyruar nënën bashkë me tre të miturit të ndërmarrë aktin ekstrem.

ARRESTIMI I 31-VJEÇARIT

Dëshmia e motrës së Almës, e cila ka deklaruar në polici se motra e saj dhunohej barbarisht dhe në mënyrë sistematike, por edhe dhuna në trupin e vajzës, kanë bindur policinë që të arrestojnë babain Erdgys Arrizi

Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.

31 vjeçari, i cili më parë ka qenë i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

DËSHMIA E MOTRËS SË 39-VJEÇARES

Motra e Alma Arrazit, pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vene në pranga Erdgys Arrazi për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes.

KËRKIMI I TRUPAVE TË ALMES DHE DY FËMIJËVE TË TJERË

Ndërkohë prej ditës së djeshme vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj 8 dhe 3 vjeç, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat  e lumit Buna. Palombarët janë duke kërkuar në zona të ndryshme të rrjedhës së lumit.

NJOFTIMI I POLICISE

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.