E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Malishevë: 25-vjeçarja shtatzënë vritet me armë
Lajme

Tragjike në Malishevë: 25-vjeçarja shtatzënë vritet me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës Malishevën, Kosovë, ku një 25-vjeçare shtatzënë humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Në të njëjtën ngjarje, bashkëshorti i saj 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve të bëra publike, viktima është Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë. Ajo u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. 25-vjeçarja ndërroi jetë në repartin e Emergjencës në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se dy personat janë gjetur të plagosur në një dhomë gjumi, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten objekt hetimi.

Bashkëshorti i viktimës, 26-vjeçari i plagosur, po merr trajtim në QKUK. Sipas të dhënave nga spitali, gjendja e tij është shumë e rëndë dhe jo stabile. Ai është i intubuar dhe po mbahet në respirator, ndërsa mjekët po vijojnë trajtimin dhe ekzaminimet e nevojshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bashkëshorti ka qëlluar me armë gruan e tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.