TRAGJIKE: U PLAGOS NË LETONI, NDËRRON JETË NË SPITAL MAJOR KLODIAN TANUSHI
nga shpërthimi i një mine në Letoni ka ndërruar jetë.
Tanushi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi që i mori jetën nëntetares Zarife Hasanaj.
Lajmin e hidhur e bën me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Major Klodian Tanushi la pas tre fëmijë dhe bashkëshorten.
“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.
Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan minisrtja Xhaçka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



