E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trau i rrugës Thumanë-Tiranë/ Hiqet përkohësisht pagesa , mungesë stafi dhe kusuri
Lajme

Trau i rrugës Thumanë-Tiranë/ Hiqet përkohësisht pagesa , mungesë stafi dhe kusuri

https://www.instagram.com/reel/C9KcrqCtjmD/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Pagesa në aksin e sapo ndërtuar Thumanë-Kashar është hequr përkohësisht për një sërë arsyesh.

Edhe pse në fillim u tha se trau do jetë falas për dy javë, pagesa 270 lekëshe është vënë në zbatim që ditën e sotme.

Por kjo ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos të madh në autostradën 21 km që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 267 milionë euro.

Shkak për trafikun e krijuar është bërë puna me vetëm dy sportele dhe kthimi i kusurit.

Qytetarët thanë se punonjësit e sporteleve nuk kishin para për t’iu kthyer kusur dhe kjo ka krijuar shumë probleme. Një qytetar është përplasur me një punonjëse pasi pagesën e ka bërë në euro, ndërsa kusurin ia kanë kthyer në lekë.

Përveç këtyre problemeve, qytetarët janë irrituar edhe me pagesën e cila ishte parashikuar të ishte vetëm 2.1 euro. Por sot pa pritur e pa kujtuar, Gener 2, koncesionari për 35 vitet e ardhshme, e ka bërë çmimin e rrugës 270 lekë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.