E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trazira, dhunë dhe të shtëna armësh në Kapitol, Joe Biden në konferencë të jashtëzakonshme: Ditë e errët për SHBA, Trump dorëzohu!
Publik News

Trazira, dhunë dhe të shtëna armësh në Kapitol, Joe Biden në konferencë të jashtëzakonshme: Ditë e errët për SHBA, Trump dorëzohu!

Presidenti i ardhshëm i Amerikës, Joe Biden në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas trazirave të mëdha në Kapitol, i bëri thirrje Trumpit që të tërheqë protestuesit e dhunshëm dhe të dalë të mbrojë kushtetutën dhe vendin.

Biden u shpreh se dita e sotme është një ditë e errët për SHBA-në, dhe se çfarë po shohin njerëzit sot, nuk është Amerika.

Në fund ai i bëri thirrje paraardhësit të tij që t’i jap fund kësaj “lufte” dhe të tërhiqet.

Biden: Presidenti Donald Trump duhet të dalë dhe t’i thotë protestuesëve që të tërhiqen. Të dalë të mbrojë kushtetutën dhe ligjin. Aty jashtë janë disa militantë, disa të mërzitur dhe të shtyrë për të dalë aty. Është një moment kaq i errët për historinë e Amerikës. Puna e tanishme dhe e mëpashme duhet të jetë nderi dhe respekti që kemi për vendin. Politika jonë është të zgjidhim probleme dhe jo të ushtrj=ojmë urrejtje dhe kaos. Amerikë do të thotë respekt tolerancë, demokraci, këshgtu kemi qenë gjithmonë ne. Dita e sotme është e dhimbshme. Kjo tregon që demokracia është e brishtë dhe duhet ruajtur. Në televizor ka fëmijë që po shohin, gjithë bota po e sheh. Nuk duhet të japim këtë mesazh. Amerika është shumë herë më e mirë se çfarë po shohim sot. Kjo që po ndodh sot më kujtojnë fjalët e Abraham Linkolnit. Nuk ka qenë asnjëherë diçka që s’mund ta bëjmë nëse jemi bashkë. Presidnet Trump dorëzohu. Zoti e bekoftë Amerikën.

Donald Trump reagoi menjëherë.

Përmes një video-mesazhi, Trump i kërkoi qytetarëve dhe mbështetësve të tij që të heqin dorë nga dhuna dhe se është koha për të ikur në shtëpi.

‘E di që keni dhimbje, e di që jeni lënduar. Kishim zgjedhje që na u vodhën dhe të gjithë e dijnë, por ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Duhet të kemi paqe, duhet të respektojmë ligjin. Nuk duam që asnjë të lëndohet. Është një kohë e vështirë që nuk ka qënë më përpara kështu. Ishin zgjedhje të manipuluara por nuk mund të pranojmë që të lëndohen njerëz. Duhet të kemi paqe, kështu që shkoni në shtëpi. Ne ju duam! Jeni shumë special E di se si ndiheni, por shkoni në shtëpi dhe shkoni në paqe,” tha Trump në video-mesazh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.