E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre javë pasi u përjashtua tenderat, kompania e Kadaresë fiton kontratën 1.6 milionë euro nga ISUV
Lajme

Tre javë pasi u përjashtua tenderat, kompania e Kadaresë fiton kontratën 1.6 milionë euro nga ISUV

Biometric Albania është një kompani shqiptare e cila në datën 25 korrik të këtij viti u përjashtua nga pjesëmarrja në tenderat publikë për 1 vit për shkak se mashtroi shtetin. Sipas vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania e cila zotërohet nga biznesmeni Artur Kadareja, nuk përmbushi detyrimet kontraktuale të një tenderi të fituar nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza për furnizimin dhe vendosjen e aparaturave mjekësore në spitalin e ri A2.

Por menjëherë pas këtij vendimi, shoqëria iu drejtua me urgjencë Gjykatës Administrative të Shkallës së parë për sigurim padie duke kërkuar pezullimin e zbatimit të vendimit të APP-së. Në datën 7 gusht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë e pezulloi vendimin e APP-së duke rrëzuar përkohësisht përjashtimin e kompanisë nga tenderat.

Dhe Biometric Albania kishte një arsye shumë të fortë se pse nxitonte për të pezulluar vendimin e APP-së për përjashtimin e saj nga tenderat. Sepse kishte gati një kontratë 1.6 milionë euro.

Këtë të hënë Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë shpalli fituesin e tenderit për fuqizimin e e kapaciteteve laboratorike të ISUV në të tre fushat ku ushtron aktivitetin e vet analitik, siguri ushqimore, shëndet kafshësh dhe bimësh. Tenderi ishte paracaktuar me një vlerë limit prej 162 milionë lekësh ose 1.62 milionë euro.

Në garë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte ajo e kompanisë Pegasus me vlerë 1.5 milionë euro, ndërsa oferta e dytë ishte e kompanisë Biometric Albania me vlerë 1.58 milionë euro. ISUV skualifikoi ofertën e Pegasus edhe pse ajo ishte më e favorshme për taksapaguesit pasi e ofronte shërbimin e kërkuar me 80 mijë euro më pak se Biometrik.

Nuk dihet nëse vendimi i gjykatës është ushqyer nga kontrata e majme që Kadareja kishte në prag me ISUV. Por Biometric Albania u shpall fituese në tenderin e mbyllur në 13 gusht, pa mbushur as tre javë nga përjashtimi i saj për mashtrim në tenderat publik duke vendosur kështu një rekord botëror. Ky është Kadareja që ja futi shtetit. Brenda tre javësh mashtroi, u kap dhe fitoi kontratën 1.6 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.