E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre monstrat që i hapën varrin regjimit të Surrelit!
Publik News

Tre monstrat që i hapën varrin regjimit të Surrelit!


Të gjithë ata që janë të trishtuar. Të gjithë ata që kanë humbur shpresën. Të gjithë ata që ndjehen të demoralizuar. Të gjithë ata që mendojnë se ky ishte fundi. Të gjithë ata që mendojnë se ky popull ka vdekur. Të gjithë ata që mendojnë se Teatri u shemb duhet të kenë parasysh një fakt shumë të rëndësishëm.
Shembja e Teatrit ishte gropa që regjimi i perversëve, kriminelëve, hajdutëve dhe maskarenjve më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë i hapën vetes. Gërmadhat e Teatrit janë fillimi i fundit të regjimit pervers që ka rrënuar Shqipërinë prej kaq vitesh. Shembja e Teatrit është përpjekja e fundit e kriminelit të droguar të Surrelit për të dhunuar, heshtur dhe shembur cdo simbolikë rezistence që mishëron përpjekjet e shqiptarëve për t’u përballur me regjimin gjakatar që po instalohet në vend cdo ditë e më shumë.
Shembja e Teatrit është simbolika e vetëshkatërrimit, e vetëvrasjes dhe autogoli më i madh që mafia e ndërtimit, e pastrimit të parave të drogës dhe e shërbëtorëve të tyre kriminale në pushtet Rama-Lleshi-Veliaj, i kanë bërë vetes.
Ata zgjuan sot tek shqiptarët, lakuriqsinë e sektit 30 vjecar që po sundon Shqipërinë dhe tradhëtinë e madhe ndaj Teatrit, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë.
Ata zbuluan sot se janë të gjithë bashkë, kundër të gjithë shqiptarëve, me një plan të qartë, të mirëstudjuar dhe të mirëkoordinuar për të shembur njëherë e përgjithmonë cdo urë komunikimi të kujtesës së shqiptarëve me të shkuarën e tyre.
Ata zbuluan sot për të gjithë shqiptarët që kanë sy në ballë lakuriqsinë e të gjithë sektit 30 vjecar që ka shembur Shqipërinë i cili bashkëpunon natën për të ndarë paratë e thësve të drogës dhe bën Teatër ditën me luftë, përpjekje dhe rezistencë.
Ata zbuluar sot për cdo shqiptar të ndershëm që ka sy në ballë, se treshja kriminale Rama, Veliaj Lleshaj kanë nën komandën e tyre cdo segment opozitar në këtë vend, sepse kurrë nuk do të guxonin ta shembnin Teatrin pot ë kishte vendi Opozitë. Kush nuk e pëlqen këtë fakt është një djall me maskë që ka axhendë politike dhe ka axhendë për të gjetur një vend pune kur t’I vijë partia në pushtet, por nuk ka në axhendë Shqipërinë,
Tek gërmadhat e Teatrit kombëtar sot dolën zbuluar themelet e tradhëtisë 30 vjecare të kriminelëve dhe imoralëve më të mëdhenj që Ramiz Alia ia trashëgoi pluralizmit të mashtrimit.
Tek germadhat e Teatrit Kombëtar sot gjëndet e pikturuar tradhëtia më e madhe e kësaj klase politike bastardësh, të cilët pasi ndanë paratë e drogës dhe të kullave natën aktorojnë përpara kamerave ditën sikur janë të mërzitur dhe kjo ka vetëm një synim. Që të mbajnë nën kontroll cdo lloj klithme opozitare që lind nga mitra e dhimbjeve të këtij populli, si e vetmja mundësi për të ruajtur monopolin e politikëbërjes në këtë vend.
Të gjithë shqiptarët sot, pa dallim feje, krahine, ideje dhe bindjesh politike duhet të ngrihen të gjithë në këmbë për të cjerrë maskën e Teatrit 30 vjecar të establishmentit mafioz të Tiranës, që përfaqësohet nga Bermuda e vdekjes, Rollong Hills- Gjiri i Lalzit- Surrel si mundësia e fundit për ta shpëtuar Shqipërinë.
Të gjithë shqiptarët sot, duhet të mobilizojnë resurset e tyre kulturore, shpirtërore dhe historike për të shporrur njëherë e përgjithmonë falangat e tranzicionit 30 vjecar të tradhëtisë që po përdorin Teatrin për të vjedhur e grabitur zemëratën popullore dhe për ta cuar atë tek mulliri i tyre i helmuar.
Të gjithë ata që i bëjnë frest Teatrit me Teatrin janë bashkëpunëtorët më të mëdhenj në shembjen e Teatrit dhe maskat e tyre do të cirren pa asnjë mëshirë.
Poshte establishmenti 30 vjecar politik, mediatik dhe ekonomik mafioz e hajdut i cili ka marrë peng fatete e Kombit dhe të ardhmen e Shqipërisë!
Shembja e Teatrit është varri që i kanë hapur vetes dhe fillimi i fundit të tyre.
Jo Diktaturës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.