E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Treguam se çfarë diferencash kemi me kundërshtarët
Sport

Treguam se çfarë diferencash kemi me kundërshtarët

Trajneri i Skënderbeut, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores me Kukësin, dhe tha se sot ekipi i tij zhvilloi një lojë shumë të mirë. Ai shtoi se të gjithë e panë sot, çfarë diferencash ka ekipi i tij, me pjesën tjetër të kampionatit.

“Pjesën e parë zhvilluam një lojë shumë të mirë. Patëm raste për gol. Na kënaq loja e zhvilluar. Kur mbetëm me 10 lojtarë, menduam të krijonim një rreshtim të ri në fushë, pasi kundërshtari po na vinte në vështirësi. Sot e merituam plotësisht fitoren.

Do aktivizohen lojtarët e rinj në Europë…

“Do kërkojmë vazhdimësinë në Europë, por edhe do provojmë ndonjë lojtar të ri. Kemi një kundërshtar të vështirë si Jang Bojs, dhe duhet të bëjmë një performancë dinjitoze.”

Diferenca në kampionat…

“Besoj që e patë diferencën me vendin e dytë në kampionat, e treguam në fushën e lojës. Nuk themi që kemi mbyllur gjithçka, por pikët që kemi na japin vazhdimësi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.