TRITAN KALO “emocione dhe lot”.E njoftuan për rritje të rrogës 7% ,mjeku i njohur nuk i permban emocionet …
Profesori i njohut Tritan Kalo kur ka mesuar rritjen e rroges , nuk ka kursyer ironine…JU LUTEM na e kurseni mëndjen dhe zemrën në të ardhmen nga këto emocione kaq të forta!!
Statusi i mjekut të njohur Kalo ne FB
EMOCIONE të pa imagjinueshme më përfshinë, kur Administratorje e Spitalit më informoj se zyrtarisht nga data 1 Prill 2019 paga bazë më rritej 7%….Shpresoj që pas dy vitesh për zgjedhjet e Qershorit 2021, kjo rritje të jetë së paku 10% mbi nivelin e 7% të inflacionit për të dy vitet në vijim, pra në total 17% që të quhet realisht rritje 10% e pagës, sikundër edhe u premtua Nëntorin e 2018, duke u konsideruar si “Rritja më ë madhe e pagave në këto 28 vite të Demon-kracisë”…..Amin/Inshalah….Vetëm një kafe e fortë mes miqsh pas këtij lajmi të lumnueshëm e lotsjedhës, më bëri të mundur vijimin normal të ditës së punës në QSUT…. JU LUTEM na e kurseni mëndjen dhe zemrën në të ardhmen nga këto emocione kaq të forta!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



