Trump apo Harris, kë favorizojnë bastet?
Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve që do të mbahen më 5 nëntor po afrohen dhe kompanite të basteve kanë publikuar kuotimet e tyre mbi shanset e kandidatëve për të fituar.
Sipas këtyre të dhënave, ish-presidenti Donald Trump është më i favorizuar për të fituar zgjedhjet.Koeficientët për partinë fituese tregojnë një shans më të madh për republikanët me 1.53, ndërkohë që demokratët kuotohen me 2.7. Për kandidatët e pavarur, koeficienti prej 501 dëshmon se mundësia e një fitoreje të tyre është thuajse e pamundur.
Bastet ofrojnë gjithashtu opsione të ndryshme mbi aspekte specifike të zgjedhjeve, të cilat tregojnë tendencat e votave dhe pritshmëritë për kandidatë të veçantë.
Ja disa prej tyre:
Donald Trump të fitojë në Georgia dhe North Carolina: Me një koeficient prej 1.4, ka një pritshmëri të lartë që Trump të sigurojë votat e këtyre dy shteteve kyçe në jug, të cilat kanë qenë shpesh faktorë vendimtarë në zgjedhje.
Kamala Harris të marrë më shumë vota sesa Hillary Clinton në 2016: koeficienti 1.12 tregon një probabilitet të lartë që Harris do të fitojë më shumë mbështetje në krahasim me Clinton.
Trump të fitojë mbi 75 milionë vota: koeficienti 1.4 tregon besimin se Trump ka një shans të madh për të tejkaluar këtë prag të rëndësishëm, duke reflektuar përkrahjen e fortë të bazës së tij elektorale.
Trump të fitojë në Arizona, Georgia dhe Pennsylvania: Nëse arrin të fitojë secilin prej këtyre shteteve të diskutueshëm, Trump ka një shans të madh për të siguruar fitoren. Koeficienti prej 1.44 e bën këtë skenar relativisht të mundshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre shteteve në zgjedhje.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



