E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump dhe Biden dominojnë garat e ‘Super të Martës’ për zgjedhjet presidenciale
Lajme

Trump dhe Biden dominojnë garat e ‘Super të Martës’ për zgjedhjet presidenciale

Në SHBA janë mbajtur zgjedhjet e Super të Martës në 16 shtete dhe një territor amerikan, nga Alaska në Kaliforni deri në Vermont dhe Virxhinia të u dominuan nga Biden dhe Trump.

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump siguruan fitore në zgjedhjet paraprake shtetërore që u mbajtën të martën brenda partive të tyre, duke e bërë edhe më të mundshëm një revansh mes tyre për Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe paraardhësi i tij ishin fitues absolutë në këtë garë brenda partive të tyre, teksa mbi republikanen Nikki Haley presioni është në rritje për të lënë në mes këtë kandidim të saj.

Biden e Trump fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Main, Oklahoma, Virxhinia, Karolinën e Veriut, Tenesi, Arkansas, Minesota e Masaçusets, teksa fitorja e vetme për Haley ishte në Vermont.

Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes ka qenë në garën presidenciale, ka pasur edhe votimet të tjera të mëdha zgjedhore në “Super të Martën”. Në Karolinën e Veriut, në zgjedhjet paraprake për postin e guvernatorit, mbizotëruan zv.guvernatori republikan Mark Robinson dhe prokurori i përgjithshëm demokrat Josh Stein dhe në nëntor do të përballen me njëri-tjetrin në një shtet vendimtar për garën presidenciale.

Në Kaliforni, votuesve iu kërkua të zgjidhnin pretendentët për vendin bosh në Senat të mbajtur prej vitesh nga Dianne Feinstein, e cila vdiq vitin e kaluar. Ndërsa në Los Anxhelos, pozita e Prokurorit të Përgjithshëm ishte në garë.

Ish-presidenti Trump nuk mund të mos reagon pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, duke e cilësuar “Super të Martën” si një ditë fantastike gjatë së cilës arriti gjëra që askush nuk i kishte bërë më përpara, teksa parashikoi një ribashkim të shpejtë të republikanëve.

Por këtë reagimi iu kundërpërgjigj dhe Nikki Haley e cila u shpreh se “Ribashkimi nuk arrihet vetëm me fjalë. Në një komunikatë për shtyp, zyra elektorale e ish-ambasadores në OKB nënvizon se ka ende një numër të madh votuesish republikanë që janë të shqetësuar nga Trump.

Presidenti Biden u mor me rivalin e tij të mundshëm në fjalimin pas daljes së rezultateve të primareve të “Super të Martës”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se një mandat i ri për Trump në krye të Shteteve të Bashkuara do të rikthente kaosin, përçarjen dhe errësirën në vend. “Të gjithë jemi në dijeni të kërcënimi ekzistencial që paraqet Trump për Amerikën”, u shpreh mes të tjerash Biden.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.