E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump: Do e ndihmojmë financiarisht Italinë
Bota

Trump: Do e ndihmojmë financiarisht Italinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua se do të ndihmojë Italinë edhe në planin financiar. Ai u pyet nga gazeta italiane, Corriere della Sera.

“Qeveria po e ndihmon vendin tuaj, por do të vazhdojë edhe ndihma me para, në planin financiar. Do e shohim në orët në vazhdim se çfarë nënkupton ky angazhim në praktikë,” tha Trump.

Amerika po përballet vetë me një situatë të vështirë sa i përket koronavirusit.

Presidenti tha se nëse numri i viktimave do mbahet poshtë 100 mijë, do jetë mirë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle, El Pais.

Ai tha se beson se vendi i tij është pranë pikut të epidemisë.

“Ne kaluam 10 mijë viktima të shtunën dhe kjo është lënduese dhe duhet të alarmojë komunitetin ndërkombëtar. Por po ashtu kishim dje shifër rekord të shëruarish”, tha Conte.

Conte tha se qëllimi nuk është që të dilet nga kriza, por të dilet sa më shpejt. Ai tha se më pas Italia do të ndihmojë vendet e tjera të prekura.

I pyetur se kur mund të mbarojë izolimi në Itali, ai tha se heqja e kufizimeve do të jetë po ashtu graduale.

I pyetur nëse Italia është në favor të heqjes së kufizimeve pa mbaruar pandemia, Conte tha se kur komiteti shkencor të thotë që po ulet kurba, do të nisë heqja graduale e masave.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.