E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump e bëri realitet kërcënimin ndaj OBSH-së
Publik News

Trump e bëri realitet kërcënimin ndaj OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dështuar në zbatimin e reformave, tha Donald Trump në Uashington.

Presidenti amerikan akuzoi OBSH për “keqmenaxhim” në krizën e Coronës dhe njëanshmëri në favor të Kinës.trump

Presidenti amerikan, Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e mëparshëm. Në grindjen për mënyrën e veprimit në pandeminë e Coronës, Trump e kishte akuzuar më parë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, me ndërprerjen e vazhdueshme të kontributeve amerikane dhe me daljen e vendit nga kjo organizatë, nëse nuk ka “përmirësime themelore”.

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të premten, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se mjetet financiare që SHBA i ka dhënë deri tani OBSH do të përdoren për projekte të tjera shëndetësie në botë që meritojnë mbështetje. Ai e akuzoi këtë organizatë se ndodhet nën kontrollin e Pekinit, megjithëse SHBA është vendi që paguan disa herë më shumë kontribute se Kina. OBSH nuk ka qenë gati për reformat e nevojshme. Që më parë presidenti amerikan e kishte etiketuar OBSH si “të fokusuar te Kina për ta shprehur më butë”. Ai ka bërë përgjegjëse OBSH për përhapjen e virusit Corona.

 WHO-Chef Tedros Adhanom trifft Chinas Präsidenten Xi jinping (Getty Images/Afp/N. Hatta)Takim presidentit kinez, Xi Jinping me kreun e OBSH, Tedros Adhanom.E paqartë nga konferenca është, nëse Trump nënkupton edhe një dalje formale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, nëse ai do të ndalë kontributet e detyruara të SHBA-së apo nëse SHBA nuk duan të ofrojnë më kontribute vullnetare për OBSH. SHBA kanë qenë deri më tani kontribuesi më i madh i OBSH.

Sipas Trump shifrat e pagesave amerikane janë afër 450 milionë dollarë në vit. Kontributi i detyruar për vitet 2020, 2021 kap shifrën e 116 milionë dollarëve. Kontributi i Kinës për këtë periudhë arrin vetëm 57 milionë dollarë. DW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.