E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump: FBI mori dokumente  të deklasifikuara
Publik News

Trump: FBI mori dokumente të deklasifikuara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pas disa raportimeve se FBI ka gjetur në shtëpinë e tij dokumente të klasifikuara.

Në një postim në Truth Social, presidenti tha se të gjitha dokumentet e marra nga FBI janë të deklasifikuara.

“Së pari, të gjitha ishin të deklasifikuara. Së dyti, ata nuk kishin nevojë të ‘sekuestronin’ asgjë. Ata mund t’i kishin pasur sa herë donin, pa luajtur politikë dhe pa u futur në Mar-a-Lago. Ishin në një magazinë të sigurt, me një bravë shtesë të vendosur sipas kërkesës së tyre”.

“Problemi më i madh është se çfarë do të bëjnë ata me 33 milionë faqet e dokumenteve, shumica të klasifikuara, që presidenti Obama mori në Çikago”.

Si reagim, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave dha në një deklaratë për shtyp se ish-presidenti Obama nuk ka kontroll mbi të dhënat presidenciale nga administrata e tij.

Kurse gjykata federale e Floridës ka zbardhur arsyet e bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump nga ana e agjentëve të FBI-së.

Trump po hetohet për tre akuza, ku më e rënda është një shkelje e ‘Espionage Act’, praktikisht një akuzë për spiunazh, por edhe për mbajtje ilegale të dokumenteve qeveritare si dhe për tentativë për të penguar hetimet.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë që politikani miliarder ka në Mar-a-Lago të Floridës, FBI ka sekuestruar 20 kuti me dokumente të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.