Trump mendon se është fitues, Kamala gjithashtu
Fox News kërkoi debat në 24 tetor. Harris heshti, Trump refuzoi. A është Trump tejet vetëbesues?
Trump mendon se po fiton dhe ai nuk ka besim tek asnjë nga fushata e tij. Nuk dëgjon askënd dhe bën çdo gjë ashtu si mendon vetë. Sipas tij, jo nuk pranon debat sepse votimet kanë nisur prej kohësh. Aq më shumë, Kamala tha se “nuk do të bëj asgjë ndryshe nga Biden.”
Intervista te “60 Minuta”, nuk e ndihmoi Harrisin, aspak. Por goditjen e mori te “The View” kur pyetjes “a do bëje ndonjë gjë ndryshe nga Biden” – iu përgjigj me naivitet se “nuk mendoj asgjë.”
Joe Biden dhe Kamala Harris
Pyetja nuk ishte në skenar. Harris gaboi dhe kjo mund t’i shkaktojë humbjen. Po të ishte e zgjuar, çka nuk është, do përgjigjej thjesht: Kush nuk do të bënte diçka ndryshe? Kaq.
Mes super paçeve po hidhen miliarda dollarë. Kjo krijon idenë se këtu mund ta blesh rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë. Nuk është ashtu, por kongresi duhet të nxjerrë një ligj për të ndaluar Soros & Co të hedhin miliona. Jo vetëm nga e majta. Në krye është Mellon që dha 125 milionë dollarë për Trump. Nuk them se Trump po blen rrugën drejt zyrës Ovale, por milionat korruptojnë.
Kamala Harris dhe Donald Trump
Soros bleu 200 stacione lokale radiosh të ndihmojë Kamalën, ndërhyrje skajore.
Nuk do kemi rezultatin zyrtar më 5 nëntor. Pensilvania, mund të kërkojë 2 javë. Disa shtete duan 2 javë të numërojnë votat. Skandal! Zgjedhjet organizohen nga shtetet. Kongresi duhet të nxjerrë një ligj: Të gjithë shtetet të mbarojnë numërimin ditën e zgjedhjeve.
Obama bëri fushatë në Pensilvania, duke pranuar se burrat afrikano-amerikanë nuk po mbështesin Kamalën masivisht. Sipas tij, “asnjë afrikano-amerikan nuk duhet të votojë për Trumpin.”/ Robert Papa
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



