Një avion luftarak i mbushur me mjete mjekësore është nisur sot nga Rusia në drejtim të SHBA-së.
Ndihma vjen menjëherë pas një telefonate që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi me homologun rus Vladimir Putin, gjatë së cilës dy liderat biseduan për përhapjen e shpejtë të pandemisë dhe mungesën e madhe të pajisjeve mjekësore që po has SHBA, bëri me dije zëdhënësi i Kremlinit zyrtar, Dmitry Peskov.
Sipas Russia Today, presidenti Trump pranoi ndihmën e ofruar nga Putin.
Javën e kaluar, Moska dërgoi në Itali një ngarkesë me 600 ventilatorë, një nga pajisjet më të rëndësishme për të mbajtur të gjallë pacientët me koronavirus që shfaqin simptoma të rënda.



