E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump: Prokurori i Sorosit duhet të heqë dorë nga çështja kundër meje
Lajme

Trump: Prokurori i Sorosit duhet të heqë dorë nga çështja kundër meje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se prokurori i majtë i qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, duhet të heqë dorë nga çështja ndaj tij.

“Njerëzit mendojnë se prokurori i Sorosit, Alvin Bragg, i cili kurrë nuk donte të sillte këtë çështje të ‘gjuetisë së shtrigave’ kundër meje në radhë të parë, do të heqë dorë nga ky ‘RAST’ qesharak dhe shumë jopatriotik për të kursyer shumë para, dhe gjithashtu për të ruajtur deri diku respektin për zyrën e tij”, postoi ai në Truth Social, duke shtuar: “Ai më pas do të jetë në gjendje të fokusohet në krimin e dhunshëm, i cili është i shfrenuar dhe krejtësisht jashtë kontrollit në Nju Jork”.

Sugjerimi i Trump vjen pas një dite të vështirë në gjykatë për Bragg.

Ekipi i mbrojtjes së Trumpit e zuri ngushtë “dëshmitarin yll” të prokurorisë Michael Cohen.

Avokatët e Trump rrëzuan një e nga një të gjitha pretendimet kryesore të prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.