E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump shkarkon shefin e shtabit, Gjeneralin CQ Brown
Lajme

Trump shkarkon shefin e shtabit, Gjeneralin CQ Brown

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të respektuar, në kuadrin e lëvizjeve për të larguar nga strukturat drejtuese të forcave të armatosura drejtuesit ushtarakë që mbështesin lëvizjen për barazi dhe shumëllojshmëri në radhët e tyre.

Largimi i Gjeneralit Brown, i cili ishte shefi i dytë i shtabit me prejardhje afrikano-amerikane, duket se do të ndihet në mbarë Pentagonin. 16 muajt e qëndrimit të tij në detyrë u përshkuan nga lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Dua ta falenderoj Gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për mbi 40 vitet e shërbimit të tij për vendin tonë, përfshirë edhe si shefi i tanishëm i shtabit të përgjithshëm. Ai është një xhentëllmen i mirë dhe një udhëheqës i dalluar, dhe i uroj një të ardhme të shkëlqyer atij dhe familjes së tij”, shkruajti Presidenti Trump në median sociale.

Presidenti Trump tha se do të propozojë Gjeneralin Dan “Razin” Caine, po nga forcat ajrore, për t’u bërë shefi i ardhshëm i shtabit të përgjithshëm.

Presidenti Trump e ndërmori këtë hap megjithë mbështetjen e fortë për Gjeneralin Brown ndër ligjvënës kryesorë dhe një takim që u duk se ishte miqësor në mesin e muajit dhjetor, kur ata u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë lojës së futbollit amerikan ndërmjet Ushtrisë dhe Marinës. Gjenerali Brown takohej rregullisht me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili mori drejtimin e Pentagonit vetëm katër javë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.