Tunduni njerëz, të ndalojmë maskaradën Rama
Ergys Mertiri
Sot kemi nje marshim nga Teatri ne Presidence, ne oren 6.30, per te kerkuar mosdekretimin e ligjit nga presidenti. Prania e secilit prej jush sot eshte e rendesishme.
Tunduni njerez! Dilni nga kjo lloj apatie, pergjumjeje, apo cinizmi e vetekenaqesie qe ju ben te ankoheni gjithmone per gjithcka, pa marre kurre persiper per ti ndryshuar gjerat.
Duhet te kuptoni se nuk eshte ceshtja thjesht dhe vetem tek nje godine, por kjo proteste synon gjithashtu pengimin e ndertimit te 6 kullave qe do degjenerojne kete qytet, si dhe denoncimin e nje ortakerie te ndyre te qeverise me biznese korruptive e madje kriminale qe pastrojne para ne qender te Tiranes.
Kjo proteste eshte gjithashtu per te zmbrapsur nje precedent, ku qeveria shkel e krijon ligje absurde ne funksion te pazareve te dites.
Kjo proteste eshte kunder kapjes se shtetetit nga interesat e klienteve te Kryeministrit dhe monopolizimit te gjithckaje, qe nga sektoret e ekonomise, e deri tek mediat, kultura, shoqeria civile etj. Kjo eshte nje rezistence per ta ndalur kete baterdi qe po i behet ketij vendi. Eshte nje precedent.
Nese te gjitha keto nuk ju bindin per shpenzuar dy ore sot ne nje marshim nga Teatri ne Presidence, e mbajtshi mbi kurriz tere jeten Edi Ramen e kedo tjeter qe do te vije t’ua nxije jeten pas tij!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



