Turi Ballkanik filloi si komedi…
Andi Bejtja
Rama ndoshta as vete nuk e ka pritur qe i ashtequajtur tur Ballkanik te niste si komedi. Skenarist i kesaj komedie, u be Ballkani i Hapur.
Brenda nje konference shtypi, dy nga tre liderat te cilet mbeten te vetem nga 6 liderat e Ballkanit, dhe Kryeministri Maqedonas dhe ai Shqiptar, leshuan nga goja dy pohime diametrialisht te kunderta: Kovacevski thote ” Ballkani i hapur nuk e ka kryer misionin e vet”, Rama qe thote ” Ballkani i Hapur e ka mbaruar misionin e vet”. Tani cfare duhet te kuptoj nga kjo e sotmja, jo me nje gazetar, po nje qytetar i thjeshte Ballkanas? A mund te ma thote dikush? I vetmi konkluzion qe te vjen vetvetiu ne mendje eshte se Ballkani i Hapur rezultoi nisma me komike nga 72 nismat e ngjashme ne rrajon, duke vertetuar ate qe si Uashingtoni dhe Brukseli e ka thene me kohe: kto lloj nismash marin kuptim vetem neqoftese marin pjese te gjashte njeheresh. Fillimi i turit ballkanik qe komik, pavaresisht nga serioziteti me te cilin Shkupi e priti Ramen. Te shohim me tej…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



