E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës
Lajme

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

TURISTI ITALIAN EMËRTON LUMIN E LANËS “FIUME DI M*RDA” PAS PAMJEVE TË UJRAVE TË ZEZA NË TIRANË

Promovimi qeveritar për “Mekën e Turizmit” përplaset me realitetin e ndotjes urbane

Një episod i pazakontë, por tepër domethënës, po qarkullon sot në rrjetet sociale: një turist italian ka shtuar në Google Maps një vendndodhje të re, duke e quajtur “Fiume di M*rda (Frogna a cielo aperto)”, që në shqip përkthehet “Lumi i m*tit (Kanal i hapur i ujërave të zeza)”. Vendndodhja ndodhet përgjatë lumit të Lanës, në zemër të Tiranës.

Rasti u publikua nga  Kastriot Çipi, i cili ironizon propagandën zyrtare të qeverisë, sipas së cilës Shqipëria po shndërrohet në “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane”, ndërsa një turist i huaj sheh dhe regjistron publikisht një realitet krejt tjetër.

Ndotja e Lanës, një problem i vjetër që s’ka marrë zgjidhje

Në foton satelitore të postuar në rrjet sociale shfaqet qartë segmenti ku turistit i ka rënë në sy ndotja dhe prania e ujërave të zeza të hapura.

Edhe pse Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë promovuar shpesh projekte shumë-milionëshe për “rivitabilizimin” e Lanës, realiteti në terren vijon të jetë alarmant: aromë e rëndë, ujë i ndotur, shkarkime kanalizimesh dhe mungesë totale e mirëmbajtjes.

Pikërisht ky kontrast midis propagandës dhe realitetit duket se ka shtyrë turistin italian që ta dokumentojë për botën e gjerë përmes Google Maps.

Sprucimet e marketingut qeveritar përplasen me sarkazmin e qytetarëve

Ndërsa në fjalimet e pushtetit Shqipëria shitet si “Meka e turizmit”, një i huaj e përjeton kryeqytetin ndryshe dhe e indeksion në hartat globale me një emër që është sa brutal aq edhe i sinqertë.

Në vend që të vizitojë një lum të pastër e një qytet modern, turisti është përballur me atë që ai e percepton si një kanal të hapur të ujërave të zeza  dhe këtë e ka vulosur në platformën më të përdorur të navigimit në botë. Propaganda mban erë! ­Shqipëria, sipas Palloshit, po bëhet “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane” e tërci vërci. Por për turistët e huaj, në këtë rast një italian, realiteti është paksa ndryshe. I ka shtuar një vendndodhje në Hartat Google, të cilin e ka pagëzuar siç shihet në foto.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.