E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

“Turp kombëtar”, qytetarët shpërthejnë ndaj deputetëve të PS

Miratuan projektligjin për Barazinë Gjinore

Deputetët e Partisë Socialiste janë pritur me thirrje “turp kombëtar” jashtë ambienteve të Parlamentit, ku dhjetëra qytetarë protestuan kundër projektligjit për Barazinë Gjinore.

Protestuesit qëndruan gjatë gjithë ditës përballë godinës së Kuvendit, duke kundërshtuar miratimin e ligjit që, sipas tyre, “cenon vlerat tradicionale të familjes shqiptare”.

Ndërkohë, Parlamenti miratoi projektligjin me 77 vota pro, pavarësisht debateve të ashpra që e kanë shoqëruar ditët e fundit.

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë, iu bashkua protestuesve duke komunikuar me ta dhe duke përsëritur kundërshtinë ndaj ligjit.

Berisha e ka cilësuar këtë nismë si “hapje të rrugës për instalimin e një ideologjie të rrezikshme”, duke akuzuar mazhorancën se po zbaton direktiva që bien ndesh me vlerat shoqërore shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.