Turpi i Ramës, Lleshajt apo Veliut
Pas asaj videos se djeshme, kryeministri, ministri i brendshem dhe drejtori i policise mjafton t’i bejne vetes nje pyetje. Cili prej tyre do te pranonte ta shihte femijen e tij minoren te dhunohet barabarisht nga policet e shtetit te vet?
Sigurisht qe ata policet duhet te mbajne pergjegjesite para ligjit. Por ka dhe nje pergjegjesi me te madhe se kaq. Ne radhe te pare, ata njerez nuk duhet te ishin kurre ne policine e shtetit. Ndaj zinxhiri i pergjegjesive shkon me lart se ata, deri ne qeveri.
Vendi ka kryeminister, ka minister te brendshem dhe drejtor te pergjithshem ne policine e shtetit. Te tre keta jane njerez me mandat publik.
I pari eshte mandatuar nga qytetaret per te ndertuar nje shtet, ku respektohen te drejtat dhe lirite e njeriut. I dyti eshte emertesa e tij per te administruar rendin dhe sigurine publike. Ndersa i treti, eshte emertesa e dy te pareve per te ndertuar nje polici qe i sherben qytetareve dhe ligjit.
Ne fakt atje tek video, ne vend te policise qe i sherben ligjit dhe qytetareve, duken 4 horra qe dhunojne cdo ligj dhe te drejte elementare.
Vendoseni vete ne qeveri se kush e ka pergjegjesine me te madhe dhe se kujt duhet t’i vije turp per ate shemtiren.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



