Turqia kryen sulme bombarduese në verilindje të Sirisë
Turqia ka kryer sulm vdekjeprurës në verilindje të Sirisë.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur 29 pjesëtarë kurdë të personelit të sigurisë dhe janë plagosur 28 të tjerë
Shteti turk ka kryer sulme ajrore në këtë zonë dhe ka goditur zona civile dhe ushtarake, infrastrukturë.
Autoritet kurdë bëjnë me dije se gjatë natës pas goditjeve të caqeve civile, janë vrarë 29 anëtarë të forcave kundër drogës.
Gjithashtu janë plagosur 28 kurdë të tjerë, disa prej të cilëve paraqiten në gjendje kritike për jetën.
Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore në kundërpërgjigje ndaj një sulmi në Ankara.
Turqia gjithashtu ka kryer sulme ndaj PKK-së në veri të Irakut disa orë pas sulmit të 1 tetorit në Ankara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



