TV-të shqiptare pranojnë të nxijnë fytyrën e tyre, vetëm që të zbardhin atë të Ramës
Ergys Mertiri
Edicionet e lajmeve njoftonin sot mbi protestën e disa qytetarëve italianë kundër partisë Lega Nord në Itali, ndërsa nuk pashe asnjë kronikë për protestën e çamëve në Tiranë kundër marrëveshjes për kufinjtë detarë me Greqinë.
Një protestë, aspak e vogël, e organizuar madje edhe nga një prej partive ish-aleate të kësaj qeverie, nuk përbën lajm sipas këtyre redaksive, ndërsa reagimet e qytetarëve italianë ndaj një force politike në vendin e tyre, konsiderohet diçka me interes! Ndërkohë, kronika e dyqindesatë mbi 10 pemët e rradhës që mbjell Lali Kulla nëpër periferitë e Tiranës, u transmetua natyrisht, si bukë e përditshme.
TV-të shqiptare e duan kaq shumë qeverinë sa pranojnë të nxijnë fytyrën e tyre, vetëm që të zbardhin atë të Ramës.
Ky nuk është kazan. Është oturak i kryeministrit, të cilin ai e përdor, jo vetëm për të përmjerrë atë çfarë ka ngrënë nga djersa e këtij populli, por edhe për t’ia spërkatur përsëri popullit jashqitjen e vet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



