E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tym e flakë, mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së opozitës
Lajme

Tym e flakë, mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së opozitës

Protesta e opozitës e zhvilluar më 24 janar në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar hapësirë përshkallëzimit të tensioneve politike në Shqipëri. Agjencia prestigjioze franceze AFP raporton se në kryeqytetin shqiptar shpërthyen protesta antiqeveritare, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas AFP, protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion në nivelet më të larta dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në artikull vihet theksi edhe te situata e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila përmendet si e dyshuar për përfshirje në afera korrupsioni, çka ka shtuar zemërimin e opozitës dhe të qytetarëve që morën pjesë në protestë.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten pengesat kryesore që e mbajnë Shqipërinë larg anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thekson AFP, duke e lidhur protestën me sfidat strukturore të vendit në procesin e integrimit europian.

Agjencia franceze kujton gjithashtu se në muajin nëntor një gjykatë e posaçme për çështjet e korrupsionit vendosi pezullimin e Belinda Ballukut, aleate e ngushtë e kryeministrit, për shkak të rolit të saj të dyshuar në një çështje që lidhet me prokurime publike. Balluku i ka mohuar akuzat, ndërsa kryeministri Rama e ka cilësuar vendimin e gjykatës si një ndërhyrje të papranueshme në kompetencat e ekzekutivit.

Image

Për protestën ka raportuar edhe media britanike “The Mirror”, e cila shkruan se mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në një demonstratë të organizuar nga opozita, si reagim ndaj akuzave serioze për korrupsion që, sipas saj, kanë përfshirë nivelet më të larta të qeverisjes. Artikulli nënvizon se protesta u zhvillua përpara zyrës së kryeministrit dhe pasqyron thellimin e krizës politike në Shqipëri.

Sipas raportimeve, demonstrata u shoqërua me tensione, ndërsa qytetarët kërkuan llogaridhënie, drejtësi dhe hetim të plotë për aferat e dyshuara që lidhen me kontrata të mëdha shtetërore. Protesta e së shtunës konfirmon, sipas mediave të huaja, një klimë të polarizuar politike dhe një pakënaqësi në rritje ndaj qeverisë aktuale.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.