E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U bëj  thirrje gjithë intelektualëve të organizohemi për rezistencë
OP-ED

U bëj thirrje gjithë intelektualëve të organizohemi për rezistencë

1. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme humbi besimin dhe mbështetjen time. Kjo grua me një fjalor më të kufizuar se pararendësi shikon vetëm atë që i thonë të shikojë, dhe jo ligjin.
2. Ministri i Brendshëm humbi besimin dhe mbështetjen time. Arrestimi i kuksianëve ka shkelje ligjore. Ushtrimi i terrorit në Kukës më kujtoi ’97.
3. Ambasadori Amerikan humbi mbështetjen dhe besimin tim. Herë tjetër kur të flasësh për peshk matu mirë se ne nuk jemi trupeshq. Erdhi prilli dhe skemi asgjë në tavë.
4. Ambasadori anglez humbi besimin dhe mbështetjen time. Ai u rreshtua krah qeverisë kundër popullit, pa bërë asnjë lloj analize.
5. Koncesionaret humben respektin tim.
6. U bëj thirrje gjithë intelektualëve të organizohemi për rezistencë.
7. U bëj thirrje vlonjatëve që të bëjnë gati portofolet se rruga e Vlorës do bëhet me lekë shumë shpejt. Boll duartrokitët. Erdhi koha për mospranim.
8. Poshtë PPP-të. Të gjitha. Poshtë oligarkët e majmur me gjakun tonë.
9. Kush përpiqet të mposhtë shpirtin protestues të popullit, i kujtoj thënien lapidare: Kush ja fut popullit, në fund e ha.
10. Edhe disa media dje humbën shikimin tim. U kishte bërë shumë përshtypje bloza pas djegies.
11. Avokati i Popullit është person non gratta. Te ajo skam pasur asnjë ditë besim. Avokate e familjes nuk mund të ishte avokate e popullit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.