U dëmtuan nga shembja e skelave të pallatit në ndërtim, babë e bijë në gjendje të rëndë
Babë e bijë, të cilët u dëmtuan nga shembja e skelave të një pallati në ndërtim në Tiranë, ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Mësohet se gjendja e 70-vjeçarit është kritike, ndërsa vajza e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të dy të lënduarit po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



