E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kap me armë pa leje, zbulohet përplasja e 39-vjeçarit me Vis Martinajn
Flash

U kap me armë pa leje, zbulohet përplasja e 39-vjeçarit me Vis Martinajn

39-vjeçari i arrestuar sot për armëmbajtje pa leje, Ismet Gaxherri, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Mësohet se ai ka qenë i plagosur në ngjarjen e Linzës në vitin 2015, ku u vra Enton Nikaj. Gaxherri rezulton të ketë qenë pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe mik i viktimës.

Sipas Prokurorisë atëherë, Gaxherri ka ndërhyrë për të ndërprerë një sherr që më pas mori përmasa fatale. Në përplasjen e dhunshme, ai u godit me pjesën fundore të një pistoletë dhe ra i plagosur në tokë.

Dhuna vazhdoi ndaj Enton Nikajt, i cili u qëllua fillimisht në qafë dhe më pas u ekzekutua jashtë lokalit nga agresorët që u larguan me makinë. Për ngjarjen ishte në kërkim Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit”, i cili sot rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Ndryshe nga pretendimet fillestare për një konflikt që buronte nga një borxh prej 200 mijë eurosh që Gaxherri ia kishte Martinajt, por i plagosuri e ka mohuar këtë version.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Ismet Gaxherri u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.