U kry, po tani?!
Ja edhe kjo telenovelë e gjatë e luftës brenda llojit brenda Partisë Demokratike, u mbyll pas një vendimi gjykate. Foltorja dhe berishistët e morën partinë, vulën dhe godinën me gjithë dyert e blinduar që u vendosën për ti mbajtur jashtë.
Triumfalizmi, ekstaza që buron nga një fitore e pamundur dhe e paimagjinueshme deri pak kohë më parë, po vërshon. Ata që u rreshtuan kundër rikthimit të Berishës në krye të PD-së (kot që bëhen zgjedhjet e 30 prillit), kanë ulur kokën dhe nuk po gjejnë “vrimë miu” ku të futen.
Dakord, kjo ishte vërtet një mrekulli nga ato që ndodhin njëherë në 100 vite kur mendon se vetë SHBA, u investua për të mos ndodhur kjo që po ndodh.
Përveç kësaj “mrekullie”, ndodhi edhe një “çudi” tjetër befasuese. Sali Berisha, e hapi zemrën tej e tej dhe i fali të gjithë. Madje edhe Luzim ish- Bravën e fali dhe nëse do të ishte në zyrë, do të kishte shansin të merrte përqafimin e babait për djalin plangprishës.
Por le të qetësohemi pak sepse festa brenda selisë të “çliruar”, një ditë do të mbarojë. Pasi dallgët e ekstazës të bien, do të duhet që të gjithë (veçanërisht fitimtarët) të merren me një realitet të ftohtë e të egër që qëndron në ajër.
Dhe ai realitet që nuk ndryshon është ky:
Vendimi i Departamentit që shpall Sali Berishën `non grata` dhe se nuk do të ketë asnjë lloj marrëdhënie me një parti që drejtohet prej tij është ende në fuqi dhe nuk ka ndonjë shenjë, se do të ndryshojë pas këtyre zhvillimeve:
Pas kësaj Partia Demokratike rezulton edhe më e përçarë:
Këtë e ka kuptuar veçanërisht, Sali Berisha, i cili në të gjithë fjalimin që mbajti në selinë e partisë e kishte një “shtrirje” dore dhe premtime për tolerancë dhe karriera të pandërprera për të gjithë:
Pavarësisht se kush fitoi dhe kush humbi, Edi Rama vazhdon që të mbretërojë edhe më i pacenueshëm se më parë:
Revanshi, për të mos thënë etja për hakmarrje, (përveç Sali Berishës), është “i shkruar në ballin” e shumicës së protagonistëve të Foltores, deputetë, eksponentë apo demokratë të thjeshtë:
Të humburve, (bashistë apo jo), ose do tu eliminohet karriera në PD (sipas gjasave) brenda pak muajve, ose ata vetë nëse tregohen më të zgjuar dhe të guximshëm do të krijojnë një grupit të ri të tipit “Foltorja”. Kjo është e pashmangshme (pavarësisht premtimeve të Berishës për të kundërtën), sepse nuk ka vend për të gjithë në udhëheqësinë e partisë:
Për bashkim nuk bëhet më fjalë sepse ai kërkon dy palë në kushte të barabarta. Nëse ndodh një proces, ai do të jetë shkrirje kokulur e PD-së së vulës tek grupi i Berishës.
Shtresa e madhe gri e demokratëve që nuk u përzien në këtë “luftë civile” mes grupeve gati klanore të Bashës dhe Berishës, do të bëhet edhe më gri dhe e paangazhuar në një rithemelim të shpresuar të PD-së.
Ky është realiteti i ftohtë, pavarësisht fishekzjarrëve të festës dhe shndërrimit të Berishës në një gandist pas lufte, mbi gërmadhat e partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



